KEK-u thotë se po mbulojnë rreth 83% të kërkesës për energji NULL NULL 24.06.2025 13:59 24.06.2025 13:59 Foto: Arkiv Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar rreth 400 MW/h energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5. Sipas kësaj kompanie, në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MWh, nga 9856 MWh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), “që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese”. Mes tjerash, kjo kompani thekson se janë duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer në operim edhe një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”, gjatë ditëve në vijim, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 minuta më parë