KEDS vendos tetë trafo të reja në Klinë të Skenderajt NULL NULL 04.11.2019 10:00 04.11.2019 10:00 KEDS ka përfunduar një projekt të madh investues në Klinën e Epërme, të Mesme dhe Klinën e Ulët të Skenderajt. Ky investim kap një kosto afër gjysmë milioni euro. Fshati i ndarë në tre pjesë ka një shtrirje të hapur dhe shtëpitë janë larg njëra -tjetrës. Ekipet e KEDS-it në fshat kanë energjizuar tetë trafo të reja, investim i kompanisë, si dhe ka rikonstruktuar një trafo ekzistuese, njofton Klan Kosova. Gjithashtu, gjatë punimeve ekipet e KEDS-it kanë vendosur 400 shtylla betoni të tensionit të ulët dhe afër 50 shtylla të tensionit të mesëm dhe kanë shtrirë kabllo nëntokësore dhe ajrore të tensionit të tensionit të ulët dhe të mesëm. Në Klinë të Mesme KEDS ka ndërtuar tre trafo te reja me kapacitet 250kVA dhe dy të tjera me fuqi 160kVA dhe një trafo me fuqi 250kVA është rikonstruktuar. Në Klinë të Epërme ka vendosur një trafo me fuqi 100 kVA, ndërsa në Klinë të Ulët është rikonstruktuar një trafo me kapacitet 630kVA. Kjo ka mundësuar që në fshat të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta banorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë. Tani 500 konsumatorë të kësaj ane do të kenë furnizim stabil dhe energji kualitative. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025