KEDS: Si pasojë e erërave disa lagje në Pejë kanë mbetur pa rrymë, po punojmë t’i kthehemi normalitetit NULL NULL 28.03.2023 09:28 28.03.2023 09:28 Nga KEDS-i kanë njoftuar se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit. “Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftim. Tutje KEDS-i ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë. Dëmet nga stuhia në Pejë, disa lagje kanë mbetur pa rrymë (VIDEO)