Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KEDS-i në borxh me Komunën e Ferizajt

NULL NULL
03.05.2015 14:49
Korporata energjetike KEDS, duket se i ka borxh një shumë të hollash Komunës së Ferizajt, për shkak të mos pagesës së qirasë për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Ferizaj i kanë kërkuar kryetarit të Ferizajt që edhe KEDS-i të paguajë qiranë për shfrytëzimin e hapësirave publike, bazuar në rregulloren e kuvendit të Ferizajt.

Këshilltarët komunal pa përjashtim ishin të mendimit se kjo kompani duhet t’i paguaj komunës qira për shfrytëzimin e pronës së saj, ndërsa pati edhe mendime se KEDS-i përmes ndërprerjes së rrymës po i përdor qytetarët për presion ndaj institucioneve lokale të pushtetit.

Këshilltari i PDK-së, Mustafë Grainca, ka thënë se KEDS-i është kompani private që gjeneron profit dhe si e tillë duhet të paguaj për shfrytëzimin e tokës së komunës.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Faik Grainca, ka thënë se nëse nuk i lejohet KEDS-it hapësira e kërkuar, kjo e fundit do t’i lë qytetarët pa rrymë dhe do të arsyetohet me atë se komuna nuk po bënë zgjidhje për përmirësimin e kushteve të furnizimit.

Kësaj dileme i ka vë pikë kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke thënë se duhet gjendur një kompromis në të mirë të qytetarëve, për faktin se i nënshtrohemi një monopoli në këtë drejtim e që na sjellë në një situatë të këtillë.

“Të bëjmë kompromis në të mirë të qytetarëve me një qira simbolike ngase pa këtë kompromis nuk ka mundësi që të realizohen projektet në këto dy rrugë”, ka thënë Svarqa.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.