Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KEDS certifikohet me tri lloje të ISO Standardeve

NULL NULL
16.01.2023 15:35
Foto nga arkivi

KEDS-i, në ditët e para të vitit 2023, e ka pranuar lajmin e certifikimit me tri kategori të ISO standardeve, ISO 9001-2008 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001-2015 – Sistemi Menaxherial i Ambientit, ISO 45001-2018 – Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Në njoftimin  e lëshuar nga KEDS-i thuhet se certifikimi me këto tri standarde nënkupton që KEDS ofron produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe të rregullatorit.

“Përmes certifikimit me ISO Standarde në këto tri kategori kemi instaluar një sistem ku secili e di çka duhet bërë, si duhet bërë, kur kryhen dhe si kryhen punët dhe proceset. Kjo tregon që KEDS është kompani serioze, me sistem të ndërtuar shumë mirë”, thotë Valbona Kadrijaj, drejtoreshë për Siguri, Cilësi dhe Trajnime në KEDS.

Sipas saj, ky certifikim i trefishtë, përpos që rrit vlerën e kompanisë, prej tij përfitojnë direkt konsumatorët që do të marrin shërbime të standardizuara, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme