Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit

NULL NULL
04.07.2025 12:49
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit i Komunave të Kosovës (AKK) në takimin e saj të fundit ka shprehur shqetësim të thellë, sipas tyre për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional nga ana e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila sipas AKK, pothuajse që një vit nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit komunalë të arsimit, e të cilët janë aktorët kryesorë të zbatimit të politikave arsimore në terren.

Sipas tyre, kjo qasje përjashtuese e dëmton seriozisht përpjekjen për ndërtimin e një sistemi arsimor funksional, të drejtë dhe cilësor, dhe përbën pengesë të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen komunat, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit të fundit të Kolegjiumit për Arsim të organizuar nga AKK, u diskutuan në mënyrë të hapur dhe profesionale sfidat më të mëdha që po e ngulfasin arsimin parauniversitar në vend. Disa nga çështjet më urgjente sipas tyre janë:

-Procedurat e ngadalta burokratike për zëvendësimin dhe punësimin e mësimdhënësve, që po shkaktojnë mungesa të vazhdueshme në procesin mësimor;

-Formula jo-adekuate e financimit, e cila nuk pasqyron realitetet dhe nevojat e ndryshme të komunave, duke krijuar pabarazi në cilësinë e ofrimit të arsimit;

-Zbatimi i Kontratës Kolektive, i cili ka gjeneruar barrë të papërballueshme financiare për komunat, shpesh duke çuar në përmbarime dhe paralizë buxhetore.

“Kolegjiumi për Arsim riafirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me MASHTI-n, por ky bashkëpunim nuk mund të zhvillohet në njëanshmëri, izolim dhe injorim të rolit të komunave. I bëjmë thirrje Ministres Nagavci që urgjentisht të thërrasë një takim me drejtuesit komunalë të arsimit, për të dëgjuar nga afër sfidat reale dhe për të ndërtuar bashkë zgjidhje konkrete. Arsimi nuk mund të menaxhohet nga zyra, pa konsultim dhe pa marrë parasysh realitetin në terren”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.