Kçiq i Madh, rruga mbetet e pashtruar edhe pas pesë vjetëve (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 30.07.2022 20:32 nga Agnesa Sahiti 30.07.2022 20:32 Rruga “Halil Mustafa” e fshatit Kqiç i Madh të Mitrovicës ka mbetur e pa shtruar që nga 2017. Atëvit shkaku i disa mospajtimeve një person pengoi asfaltimin e rrugës, mirëpo që më pas kishte ndryshuar mendje. E sipas ish-përgjegjësit të kësaj lagjeje komuna po i diskriminon dhe rruga ka mbetur e pa shtruar për arsye politike. “Para zgjedhjeve është shtru me zhavorr, komuna e Mitrovicës e ka shtru, kjo ka pas me u shtru asfalt po erdhën zgjedhjet hupën ata edhe mbet pa u shtru. Tash nuk po na e shtrojnë veç pse jemi votues të Lëvizjes Vetëvendosje” tha Hajzer Sadiku, ish përgjegjës për lagjen Pllana. Nga Komuna e Mitrovicës, megjithëse e premtuan, nuk kthyen përgjigje që nga e premtja rreth kësaj çështjeje.