KB Rahoveci mposht Bashkimin 89:87 NULL NULL 14.11.2020 17:59 14.11.2020 17:59 Klubi i basketbollit Rahoveci e ka mposhtur atë të Bashkimit me rezultat 89:87. Çereku i dytë ka qenë vendimtar, ku djemtë e skuadrës Rahoveci arritën të krijojnë epërsi, të cilën më pas arritën ta mbrojnë me sukses deri në fund, njofton Klan Kosova. “Fitorja e katërt ndaj Bashkimit në pesë përballjet e fundit, e dyta në tri ndeshjet e fundit në ‘Sezai Surroi’ dhe e dyta në po aq ndeshje në këtë vit kalendarik”. “Çereku i dytë ishte vendimtar, ku djemtë tanë krijuan epërsi solide, të cilën më pas arritën ta mbrojnë me mjaftë sukses deri në fund”. klankosova.tv