KB Rahoveci e zyrtarizon trajnerin e ri NULL NULL nga Endrit Zogaj 26.12.2022 16:45 nga Endrit Zogaj 26.12.2022 16:45 Ekipi i basketbollit Rahoveci, e ka emëruar trajnerin e ri të klubit, pas dorëheqjes së Muhammed Thaçit. Përmes rrejteve sociale, të hënën “Vreshtarët” e kanë prezantuar Daniel Nelsonin në krye të ekipit. Sipas njoftimit të ekipit, Nelson menjëherë do të fillojë punën tek Rahoveci për ndeshjen e radhës, përballë Vëllaznimit. Aktualisht, Rahovei është skuadra me rezultatet më të dobëta në Superligën e Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” janë në vendin e tetë me vetëm dy fitore e 12 humbje të pësuara.