Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Peja shkëput marrëveshjen me 4 lojtarë të huaj

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 09.02.2023 13:10

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar për largimin e 4 basketbollistëve të huaj.

Nga foleja e “Shqiponjave” janë larguar: Rodney Purvis, Isiah Umipig, Ivan Koljeviq dhe Khaliq Spicer.

“Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falemnderon shumë për kontributin e tyrë në klub”, shkruan Peja në faqen zyrtare transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë pejanët nuk po qëndrojnë duarkryq pasi ata kanë zyrtarizuar mënjeherë basketbollistin më të ri në ekip, Larry Thomas, derisa së shpejti pritet të transferojnë edhe lojtarë të tjerë.

 

 

lajme të ngjashme