Katy Perry: E lumtur që jam bërë nënë në këtë fazë të jetës sime NULL NULL 14.04.2021 10:09 14.04.2021 10:09 Katy Perry Këngëtarja e njohur, Katy Perry, ka thënë se është shumë e lumtur që ka vendosur të bëhet nënën në këtë fazë të jetës së saj. Perry këtë e deklaroi gjatë një bashkëbisedimi në Instagram që e pati me Miranda Kerr, ish gruan e burrit të saj, Orlando Bloom, transmeton Klan Kosova. “Nuk ishte asnjë ndjenjë si ajo kur e kam lindur vajzën time. Kjo është e gjithë dashuria që e kërkoja ndonjëherë, ishte si një ‘bam'”, ka thënë Perry. Perry dhe Bloom në gusht të vitit të kaluar u bën prindër të një vajze që quhet Daisy, për këngëtaren ky është fëmija i parë, ndërsa aktori është bërë prindër për herë të dytë, shkruan The Mirror.