Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katet e narkomanëve në ish-ndërtesën e “Inxhinieringut” (VIDEO)

NULL NULL
16.10.2024 22:49
inxhinieringu droga
Qendra tregtare "Inxhinieringu", Prishtinë

Një objekt tjetër në Prishtinë, afër qendrës në rrugën “Flaka e Janarit” është ish-qendra tregtare “Inxhinieringu” në të cilën dikur ishin të vendosura shumë biznese, por sot janë vetëm disa sosh në katin e parë.

Dy katet tjera sot shfrytëzohen nga përdoruesit e lëndëve narkotike si strehë për konsumim. Brenda këtij objekti, në pothuajse çdo hapësirë mund të hasësh mjete të ndryshme që konsumuesit e lëndëve narkotike i përdorin.

Këtu madje edhe në pikë të ditës mund të hasësh përdorues të lëndëve narkotike.

Emisioni MAT në Klan Kosova ka hasur në dy burra në këtë objekt, të cilët pa ju trembur fare syri aplikojnë metodën e tyre të përpunimit të kokainës në atë që e njihet si krek.

Situata si kjo dhe të ngjashme kanë detyruar pronarët e disa lokaleve afariste që t’i mbyllin ato.

Përveç në dy katet e larta, të cilat janë shndërruar në vatër të përdoruesve të narkotikëve, qëndrimi është bërë i vështirë edhe në katin përdhese, ku mbërrin kundërmimi nga mbeturinat që përdoruesit e drogave lënë pas.

Më gjerësisht, ndiqeni emisionin MAT në Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.