Katër të vdekur dhe 368 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë NULL NULL 23.02.2021 15:06 23.02.2021 15:06 Katër persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë virusit COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 368 raste të reja me këtë virus. IKSHPK bën me dije se janë testuar 2 mijë e 843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Gjatë 24 orëve janë shëruar 241 persona. Njoftim nga IKSHPK: 241 TË SHËRUAR DHE 368 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.