Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të plagosurit në Lupç janë familjarë

NULL NULL
01.05.2024 19:01
Prokuroria Themelore Prishtine
Prokuroria Themelore Prishtinë

Këtë të mërkure në Lupç të Podujevës janë plagosur katër persona të cilët janë familjarë, ku tre nga ta kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ndërsa një nga mjet i ftohtë – thikë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për Klankosova.tv ka thënë se deri te ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.

“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, tha Ulaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Ulaj tha se Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i marrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.