Katër të lënduar nga zjarri në Shtime, Policia: Ndodhet afër shtëpive të banimit NULL NULL 30.08.2025 15:50 30.08.2025 15:50 Zjarri që ka kapluar lagjen “Pajtimi”në Shtime la të lënduar katër persona. Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili thotë se viktimat kanë lëndime të lehta. Ai shton se zjarri i cili ka shpërthyer në afërsi të shtëpive të banimit, paraqet rrezik për banorët. Ndër të tjera, shuarja e zjarrit po has në probleme, pasi erërat e forta kanë bërë përhapjen më të shpejt të tij. “Rreth orës 14:00, në lagjen “Pajtimi”në Shtime është paraqitur një zjarr fushor, i cili për shkak të erës së fortë është përhapur me shpejtësi. Zjarri, i cili ndodhet afër shtëpive të banimit, paraqet rrezik. Deri tani është përfshirë një shtëpi e vjetër dhe një veturë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikësve të Shtimes, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit me ndihmën edhe të banorëve të lagjes. Deri në këtë moment është raportuar për katër persona të lënduar. Në zonën e rrezikuar ndodhet edhe një autoambulancë”. “Policia është në vendin e ngjarjes dhe menaxhmenti i saj është duke i koordinuar aktivitetet me autoritetet komunale”, tha Veseli.