Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të plagosur nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

NULL NULL
09.11.2019 08:41

Sot në orët e hershme, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.