Katër të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në autostradën “Ibrahim Rugova” NULL NULL 10.03.2025 19:18 10.03.2025 19:18 Aksidenti mes kamionit dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” la të lënduar katër persona. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. “Sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes”. “Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv. Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. -Respektoni shpejtësinë e lejuar; -Mbani distancën e sigurisë; -Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes; -Përdorni rripat e sigurisë; -Mos përdorni telefonin gjate vozitjes.