Katër të lënduar në aksident në Pejë NULL NULL 18.10.2020 16:20 18.10.2020 16:20 Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në orën 15:00, në afërsi të kampusit të Universitetit “Haxhi Zeka”. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. “Në aksidentin në Pejë lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë”. Deri më tani shkaqet e aksidentit nuk dihen. Pejë, aksident me të lënduar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.