Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër rusë gjenden të vdekur në një hotel në Kavajë

NULL NULL
15.10.2021 23:43

Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Viktimat paraprakisht thuhet se janë turistë të huaj, rusë. Katër viktimat, dy vajza dhe dy djem, janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.

Policia njofton se viktimat janë shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.