Katër përballje të nxehta u zhvilluan në ‘Play-Off’ të NBA, Sacramento befason kampionin NULL NULL 16.04.2023 10:00 16.04.2023 10:00 Janë zhvilluar katër ndeshjet e para në kuadër të ‘play-off’-it në ligën kryesore të basketbollit në planet – NBA. Philadelphia 76ers e ka shënuar fitoren e parë ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 121-101. Ndërkohë, Boston Celtics triumfoi të premten mbrëma ndaj Atlanta Hawks, me shifrat 112-99. New York Knick e realizoi fitoren e parë ndaj Cleveland Cavaliers, me rezultat 101-97. Teksa, përballja kryesore e natës në mes Golden State Warriors dhe Sacramento Kings përfundoi në mënyrë dramatike. Sacramento pas një mungese prej 17 vjetëve në play-off, triumfoi ndaj kampionit aktual, me rezultat të ngushtë 126-123. It's CLUTCH TIME, so you know what that means … pic.twitter.com/FJvVdK4vNh — Sacramento Kings (@SacramentoKings) April 16, 2023 De’Aaron Fox ishte më i dalluari në ndeshje me 38 pikë, një kërcim dhe pesë asistime. Ndeshjet e dyta do të luhen me datë 18 prill. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.