Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër pacientë të shëruar nga koronavirusi sot pritet të lirohen nga Klinika Infektive

NULL NULL
22.04.2020 10:35

Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka njoftuar se katër pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Sipas njoftimit të kësaj klinike ata pritet që sot të lirohen.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 46 raste janë në gjendje stabile
• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme