Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër ndeshje nga Ligue 1 drejtpërdrejt në Artmotion, luajnë Elbasan Rashani dhe Valon Berisha

NULL NULL
22.08.2021 12:11

Sezoni i ri i elitës së futbollit francez më i bukur se asnjëherë më parë vazhdon transmetimet në platformën Artmotion.

Këtë të diel sportive nga mesdita e deri në mbrëmje do kemi mundësinë t’i shohim plotë katër ndeshje nga Ligue 1.

Dueli i parë që do të transmetohet është ai mes Lyonit që po zhgënjen totalisht në këto ndeshje të para dhe Clermoont Foot të Elbasan Rashanit që stinorin e ka nisur me dy fitore, kjo ndeshje nis në ora 13:00 dhe nën komentimin e Emanuell Sylës do jetë ekskluzivisht në Art Sport 1.

Nga ora 15:00 nën komentimin e Naim Selmanit do të keni mundësi të ndiçni përballjen mes Bordeaux që kërkon fitoren e dytë radhazi dhe Angers në Art Sport 1 kurse në po të njëjtin orar në Art Sport 2 do të transmetohet ndeshja Metz – Reims nën komentimin e Engjëll Bërbatovcin ku në aksion mund të ndiçni Valon Berishën.

Përballja e fundit nga Ligue 1 për këtë javë që do transmetohet në Artmotion është ajo mes Rennes dhe Nantes që nis me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Arbon Flugaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme