Katër medalje nga xhudistët kosovarë në Evropian NULL NULL 04.11.2023 17:51 04.11.2023 17:51 Ekipi i xhudos i drejtuar nga mjeshtri Driton Kuka po vazhdon të dhurojë kënaqësi në tatami. Xhudistët kosovarë ia dolën të rrëmbejnë katër medalje në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Montpellier të Francës – një të argjendtë dhe tri të tjera të bronzta. Kështu minierat e Kosovës do të pasurohen edhe më tutje me medalje të ardhura nga xhudistët kosovarë. Të premten, Laura Fazliu e fitoi medalje e bronztën, teksa Nora Gjakova e rrëmbeu të argjendtën. Ndërkohë, të shtunën Akil Gjakova dhe Laura Fazliu fituan medalje të bronzta. Ekipi elitar i xhudos mori pjesë me gjashtë garues, ku janë duke garuar 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.