Katër ide se si të përgatisni smoothie me banane NULL NULL 08.12.2019 10:00 08.12.2019 10:00 Qoftë për dieta apo për t’i bërë fëmijët tuaj të konsumojnë në formën e një pijeje perimet e domosdosshme, apo frutat të cilat nuk i preferojnë, ju këshillojnë të përgatisni smoothie për mëngjes. Tek këto pije hasim shumë shpesh përdorimin e bananes, e cila përmban mjaft proteina për t’ju siguruar energji gjatë ditës. Më poshtë gjeni recetat se me çka dhe si ta kombinoni këtë përbërës. Shpërthim bananeje Përbërësit: 2 banane, i gotë të vogël qumësht, 2 lugë caji sheqer, 8 kuba akulli. Në mikserin tuaj, hidhni bananet dhe qumështin. Pasi të jenë shpërbërë mjaftueshëm, shtoni sheqerin. Në fund, shtoni kubat e akullit derisa të jetë bërë masë kremoze. Çokobanana Përbërësit: 1 banane, i lugë gjelle shurup çokollate, i gotë të vogël qumësht, 2 kuba akulli. Hidhni në mikserin të gjithë përbërësit dhe përzijen i ato derisa masa të jetë kremoze. Mollë, banane, karrotë Përbërësit: një kokërr mollë të qëruar dhe të prerë në copa të vogla, një banane, dy karrota, shumë pak sheqer ose mjaltë, disa kuba akulli, shumë pak ujë të ftohtë. Hidhini përbërësit në blender me shpejtësi maksimale. Lërini ato të përziehen derisa masa të jetë kremoze. Banane- kakao Përbërësit: një banane, dy lugë kakao, gjysëm gote qumësht, një lugë sheqer, dy kuba akulli. Përzijini përbërësit derisa masa të jetë homogjene. Ideale për tu freskuar në verë, por edhe për të pirë qumështin dhe frutat në mëngjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës? 27/06/2025
Lifestyle “Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij 26/06/2025