Kate Moss në lidhje me një 18 vjeçar? NULL NULL 30.05.2016 18:00 30.05.2016 18:00 Modelja e njohur, Kate Moss ka kaluar nga lidhja me ish të dashurin 28 vjeçar, Count Nikolai von Biscmark tek dikush një dekadë më i ri. Sipas raportimeve të fundit, modelja ikonike e cila akoma është e martuar me Jamie Hinse është lidhur me djaloshin 18 vjeçar të mikut të saj të ngushtë, Richard Curtis, Jake. “Po, është e vërtetë që ajo dhe Nikolai nuk janë aktualisht së bashku. Poashtu është e vërtetë se ajo është duke kaluar kohë të mirë me Jake” ka thënë një burim i afërt me të për Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Producenti i Love Actually, Richard dhe partnerja e tij, Emma Freud janë së bashku në New York dhe sipas burimeve të njejta, thuhet se ata janë të gëzuar që një mike e afërt e tyre është duke u përkujdesuar për Jake. Diferenca në moshë nuk është një problem për modelen e cila duket se ka tërheqje për djem më të rinj. “Është sikur nder për të kur kalon kohë me njerëz më të rinj sepse ajo ak frikë nga pleqëria” ka thënë një mike e afërt me të. Kate Moss është sërish beqare pasi verën e kaluar është ndarë nga Jamie pas një martese katër vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.