Katari urdhëron dy diplomatë iranianë dhe stafin e tyre të largohen nga vendi NULL NULL 18.03.2026 23:25 18.03.2026 23:25 Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi. Kjo vjen pas një sulmi të mëparshëm në zonën industriale Ras Laffan të Katarit. Ata që quhen “persona no grata” nga Katari kanë 24 orë për t’u larguar nga vendi, thotë ministria e jashtme, duke thënë se kjo vjen pas sulmeve të përsëritura iraniane, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, thuhet se nëse Irani vazhdon veprimet “armiqësore”, atëherë Katari do të duhet të marrë masa shtesë për të mbrojtur veten.