Kastrati: Specialja duhet të zhbëhet, ky do të ishte konfirmim i shtetësisë NULL NULL 24.09.2020 18:32 24.09.2020 18:32 Qëndron Kastrati, Kryetari i Komunës së Kamenicës dhe anëtar i PSD-së, ka thënë se Gjykata Speciale duhet zhbërë “Specialja duhet ndaluar. Ky do të ishte konfirmim i shtetësisë”, ka thënë ai. Për Kastratin, ky institucion drejtësie është në krizë të madhe të kredibilitetit. “Tash që dosjet e publikuara e kanë humbur çdo mundësi për administrim të mirë provash e proces të drejtë, ata duan të hedhin kripë në plagët e njerëzve. Kurrë më shumë se sot nuk është vënë në pikëpyetje ekzistenca e saj. Andaj, në këtë moment ndihmon tema e vrasjeve të pasluftës. Kështu mbase ju beson dikush. Specialja po bën PR (marrëdhënie me publikun) me aktakuza. Nuk e dimë ende çfarë ka në rastin konkret, sepse vetë Specialja është bërë thashethemnajë. Askush nuk e di çfarë është e vërtetë e çfarë trullim. Asnjë trillimi nuk i themi jo. Ku ta dish, ky tipi që flet e ka pa naj dosje, ose i ka tregu dikush që i ka parë ato”, ka shtuar ai. “Thashethemet idiote nisin qarkullimin, çarshia sakaq i futë në centrifuge, i përzien, i përpunon. Ky është ambienti i Speciales. Secili mund të thotë se i ka parë dosjet, secili i di ngjarjet. Kjo është idiotësi speciale. Kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin tonë, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut të pashoq në luftën për liri”. “Unë sot e gjithmonë, do jem përkrah të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Përkrah tyre duhet të jemi të gjithë. Sot më shumë se kurrë Calit i duhet mbështetja e të gjithë neve. Për fund, ne duam drejtësi për secilin në Kosovë, pavarësisht secilës përkatësi. Por, prej Speciales do ta marrim të shpërfytyruar vetë idenë e lirisë. Prandaj Specialja duhet ndaluar! Ky do të ishte konfirmim i shtetësisë”. Aktakuza për PRSalih Mustafa, i njohun për neve si Cali, qenka arrestuar sot nga Policia e Gjykatës Speciale. Cali, i… Publiée par Qëndron Kastrati sur Jeudi 24 septembre 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025