Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kashmir: Bie autobusi në greminë, vdesin 23

NULL NULL
11.05.2015 11:23
Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus i stërngarkuar ka rrëshqitur në një rrugë gurore dhe ka rënë në greminë në rajonin e Himalajave në Kashmir.

Zyrtarë policorë thanë se shoferi i mjetit duket se e ka humbur kontrollin ndaj tij derisa e kalonte një kthesë.

Ky mjet udhëtonte nga qyteza e Uthampurit kur ndodhi në afërsi të fshatit Marothi, mbi 200 km në jug të qytetit kryesor të rajonit, Srinagar.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.