‘Kasapi i Srebrenicës’, ende në gjyq edhe 25 vjet pas gjenocidit NULL NULL 11.07.2020 14:45 11.07.2020 14:45 Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mladiq, arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, është akoma pa një vendim të formës së prerë edhe 25 vjet pas masakrës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë brenda disa ditësh, njofton Klan Kosova. Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-95 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100,000 njerëz. Mladiqit iu dha një dënim i përjetshëm në 2017 për gjenocid dhe krime të tjera nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë (ICTY), por apeli ende nuk ka filluar. Të afërmit e viktimave të tij janë shqetësuar se ish-gjenerali me shëndet të dobët mund të vdesë tani dhe para se të trajtohet me drejtësi të pakontestueshme, shkruan Al Jazeera. Lindur në Bosnje dhe Hercegovinë, Mladiq dikur konsiderohej si një shembull i “vëllazërimit dhe unitetit” në Jugosllavi. Ai, që tani ka 77 vjeç, ishte një oficer i ushtrisë serbe deri në shpërbërjen e dhunshme të federatës në vitin 1991. Një vit më vonë, ai u emërua komandant i përgjithshëm i forcave serbe të Bosnjës. Ai kreu një fushatë të shpejtë, të pamëshirshme kundër forcave të atëhershme shumë të dobta boshnjake dhe kroate, duke rrëmbyer tokë për serbët. Në një moment, serbët, të cilët vërtet trashëguan ushtrinë jugosllave në Bosnjë, kontrolluan tre të katërtat e vendit. Forcat e tij nisën gjithashtu një fushatë terroriste kundër boshnjakëve dhe kroatëve kudo që ishte e mundur. Aktgjykimi detajoi momente të tmerrshme të vrasjeve, rrahjeve, përdhunimeve dhe mizorive të tjera, disa prej të cilave ai urdhëroi ose dëshmoi personalisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 8 minuta më parë