Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kasanof: Politika jonë ndaj Ballkanit nuk ndryshon me administratat

NULL NULL
21.11.2024 10:48
Alexander Kasanof
Alexander Kasanof, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Foto: Arkiv

Washingtoni ka zhvilluar një politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për tre dekadat e fundit dhe unë pres që të mbetet kështu.

Kështu ka deklaruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, dy javë pasi Donald Trumpi fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, transmeton Klankosova.tv.

Kasanof zëvendësoi Gabriel Escobarin në këtë pozitë, mandati i të cilit skadoi në fund të majit.

Nëse do të qëndrojë në këtë pozitë pas 20 janarit, kur të vijë në pushtet qeveria e Donald Trumpit, Kasanof nuk ka dashur të spekulojë, por ka theksuar se do të vazhdojë të punojë deri në ditën e fundit që rajoni të përparojë në të gjitha aspektet si dhe për t’i lënë pasardhësit e tij të mundshëm situatën sa më të mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Dëshiroj të theksoj se ka një vazhdimësi të fortë në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që vazhdimësia e synimeve themelore që kemi për këtë rajon do të vazhdojë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.