Kartolinat me shumë dashuri nga “Down Syndrome Kosova” (VIDEO) NULL NULL 27.12.2023 21:34 27.12.2023 21:34 Dy anëtarë të “Down Syndrome Kosova”, Dionisi dhe Medina, së bashku me Riada Statovcin nga kjo shoqatë, ishin të ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova. Riada tregoi se anëtarët e shoqatës kanë punuar gjatë gjithë vitit kartolina festive, sepse sipas saj, kërkesat më të mëdha i kanë në prag të festave. Këtë vit ata kanë shitur rreth 5000 kartolina. “Shitja e kartolinave për organizatën ‘Down Syndrome Kosova’ është një pjesë e rëndësishme, për faktin se me shitjen e kartolinave gjenerohen të ardhura për shoqatën. Çka konkretisht është që në organizatën ‘Down Syndrome Kosova’, shërbimet që marrin fëmijët dhe të rriturit, personat me sindromën down, janë pa pagesë e që ato shërbime e kanë një kosto goxha të lartë”, tha Statovci. Medina dhe Dionisi punuan kartolinat gjatë emisionit. Ata treguan se kartolinat i punojnë vullnetarët kurse këta i ndihmojnë vullnetarët. Dyshja, përveç kartolinave, treguan edhe sa simpati kanë për banorët e BBVK. Madje iu dedikuan edhe nga një kartolinë banorëve të tyre të preferuar. Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm: