Kardiologët invazivë paralajmërojnë grevë, kundërshtojnë kthimin në kardiologji (VIDEO) NULL NULL 27.04.2022 11:16 27.04.2022 11:16 Kardiologët invazivë kanë paralajmëruar grevë në shenjë kundërshtimi për t’u rikthyer në kardiologji. Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka merr vesh se qëllimi i kësaj greve është kundërshtimi i plotësim/ndryshimit të statusit të ShSKUK-së I cili parasheh ndarjen e Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji. Kjo grevë paralajmëruese do të mbahet të mërkurën më 4 maj, me fillim të orës 11:00 dhe zgjat 1 orë. Greva do të mbahet para klinikës. Të premten e kaluar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi i mblodhi të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës. Arsyeja ishte kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Rifta Latifi, që rikthen shërbimin e kardiologjisë invazive te klinika e kardiologjisë. Ndiqeni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje.