Karateistët kosovarë fitojnë medaljen e bronztë në Zagreb (FOTO) NULL NULL 02.08.2019 10:18 02.08.2019 10:18 Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Eeropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Karateistët kosovarë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës, njofton Klan Kosova. Europiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë. klankosova.tv