Karabinieri e dërgon në Itali për shërim një katërvjeçare nga Kosova NULL NULL 01.12.2021 20:07 01.12.2021 20:07 Karabinieri Fabio Cervellieri, derisa ishte me mision në Kosovë dhe derisa ishte duke patrulluar, kishte hasur në një katërvjeçare, e cila ishte e sëmurë me diabetin mellitus të tipit 1. Ai, bashkë me regjimentin e karabinierëve, vajzës nga Kosova ia mundësoi shërimin në spitalin “Umberto I” në Romë të Italisë. Tani, vogëlushja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është më mirë, shkruan TGCOM24, transmeton Klankosova.tv. Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali janë mbuluar nga karabinerët italianë që shërbejnë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.