Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaq para të rreme qarkullojnë nëpër duart e kosovarëve (VIDEO)

NULL NULL
21.11.2024 13:38
Paraja false - MAT - Klan Kosova
Paraja false - MAT - Klan Kosova

Verifikimi se një para është false ose jo bëhet në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Jo të gjitha paratë e rreme përfundojnë këtu. Pra vlera e atyre që kosovarët mbajnë nëpër portofolët e tyre është disafish më e lartë. Zyrtarisht nuk ka vlera që jepen nga institucionet përgjegjëse.

Për këtë, emisioni MAT në Klan Kosova ka pyetur aktorë të ndryshëm që merren me ekonomi, por edhe ekspert që merret me verifikimin e parave.

“Nuk mundet me qenë përqindje e madhe, nuk mundet me kalu… nuk është në pyetje milionat. Sillet me shifra më të vogla, për arsye se tregu, konsumuesit, tregu kosovar është i limituar, është i vogël”, ka deklaruar Fatmir Gashi, ish-zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

“S’ma merr mendja dhe nga përvoja që kalon far shifre të madhe, sillet ka qindmijëshet,  500 mijëshet. Nuk mund të shkojë me shumë për arsye të krejt madhësisë së tregut”, vijon ai.

Ndërkaq për Besart Dreshajn, nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, mund të shkojë të dyfishi i asaj që vlerëson Gashi.

“Shifra të sakta nuk kemi, por sillen rreth 1 milionëshit”, ka thënë Dreshaj.

lajme të ngjashme