Kaplohet nga zjarri një pjesë e stadiumit të FC Basel NULL NULL 11.04.2026 12:31 11.04.2026 12:31 Një zjarr ka shpërthyer në zonën e zhveshtoreve të ekipit të parë të FC Basel 1893 në St. Jakob-Park. Klubi ka njoftuar se për këtë arsye ndeshja e planifikuar për sot mes FC Thun dhe FC Basel 1893 nuk mund të zhvillohet, shkruan KlanKosova.tv. Përmes një postimi në “X” Basel ka njoftuar se arsyet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa dëmet materiale janë të mëdha. “Ndeshja e planifikuar për sot mes FC Thun dhe FC Basel 1893 nuk mund të zhvillohet. Shkak për këtë është një zjarr që ka shpërthyer në zonën e zhveshtoreve të ekipit të parë të FC Basel 1893 në St. Jakob-Park, i cili ndodhi vonë në mbrëmjen e së premtes, më 10 prill 2026, për arsye ende të paqarta plotësisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, shkruan FC Basel në “X”./KlanKosova.tv. ℹ️ 𝐁𝐫𝐚𝐧𝐝 𝐢𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐥𝐞𝐫 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐧𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭: 𝐒𝐩𝐢𝐞𝐥𝐚𝐛𝐬𝐚𝐠𝐞 𝐓𝐇𝐔 – 𝐅𝐂𝐁 Die für heute angesetzte Partie zwischen dem FC Thun und dem FC Basel 1893 kann nicht stattfinden. Grund dafür ist ein Brand im Kabinentrakt der 1. Mannschaft des FC Basel 1893 im… pic.twitter.com/wsX88UL39V — FC Basel 1893 (@FCBasel1893) April 11, 2026