Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaplohet nga zjarri një parcelë në Rahovec (FOTO)

NULL NULL
12.07.2024 23:30

Një parcelë në vendin e quajtur Hamoc të Rahovecit është përfshirë sonte nga zjarri.

Në fotot e siguruara nga “Rahoveci n’Fokus”, shihen flakët afër vreshtave dhe disa shtëpive aty afër.

Lidhur me këtë, KlanKosova.tv ka kontaktuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë të Rahovecit, Besë Bytyqi, e cila konfirmoi se zjarri në fjalë është shuar dhe se nuk ka ende informacione të detajuara se çka e shkaktoi atë.

Ajo po ashtu bëri apel të bashkëqytetarët që të mos i vënë flakën arrave të tyre, siç ndodh rëndom për qëllime “të pastrimit”, e po ashtu që qytetarët që hasin në zjarre t’i lajmërojnë menjëherë organet kompetente.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.