“Kapet” raki e verë ilegale, 3-vjeçare (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.02.2023 20:46 nga Flamur Gajtani 06.02.2023 20:46 6500 litra verë e 800 raki u konfiskuan në Rahovec të hënën. Ato i sekuestroi Dogana e Kosovës gjatë një kontrolli në një biznes privat i cili rezervuarët i kishte mbajtur fshehur në oborrin e shtëpisë. Sasia e alkoolit të prodhuar ishte bërë në mënyrë ilegale, për çka doganierët i ranë në gjurmë. Biznesi familjar që veprimtarinë e zhvillonte në oborrin e shtëpisë po bënte gati sasinë e alkoolit për paketim e plasim në treg më pas. Pijet u konfiskuan me urdhër të prokurorit e pronari u procedua në gjykatë, derisa nga Dogana apelojnë që të gjithë ata që operojnë ngjashëm të lajmërojnë veprimtarinë meqë taksat janë minimale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë