Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim seksual të të miturve

NULL NULL
09.02.2026 08:33
Foto ilustruese

Policia në Prishtinë ka arrestuar mbrëmë një 26-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Bazuar në njoftimin zyrtar, pas arrestimit ai është dërguar në vuajtje të dënimit, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim. Personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme