Kapet në flagrancë 29-vjeçari që u vidhte para turistëve në Sarandë NULL NULL 21.06.2025 14:54 21.06.2025 14:54 Foto nga Policia e Shqipërisë Një 29-vjeçar është arrestuar në Sarandë, nën dyshimin se vidhte para nga çantat e lëna në automjete. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i dyshuari u kap në flagrancë më 19 qershor në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet, transmeton Klankosova.tv. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. 29-vjeçari, sipas policisë, kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Erdogan: Bisedimet bërthamore ShBA-Iran, e vetmja rrugë për të zgjidhur konfliktin me Izraelin 31 minuta më parë