Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi maqedonas

NULL NULL
20.06.2025 10:01

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë të Pejës, pasi gjatë kontrollit në veturën që po e drejtonte, policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë konfiskuar 20.4 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, 1.5 gramë fara të dyshimta kanabisi, tre grindera, një peshore e vogël elektronike, shtatë qese të vogla zbrazëta dhe një pako me letra rizle, njofton Klankosova.tv.

Pas intervistimit nga njësitet e DHTN-së në Pejë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.