Kapet me armë pa leje në brez, ndalohet një burrë në Istog NULL NULL 21.04.2025 08:58 21.04.2025 08:58 Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Istogut pasi iu gjet një armë zjarri pa leje për bartje. Sipas raportit policor, gjatë një kontrolli të realizuar rreth orës 16:40, te i dyshuari është gjetur një pistoletë me 12 fishekë në një çantë brezi. Edhe pse kishte leje për shenjëtari, ai nuk posedonte leje për bartjen e armës. Me urdhër të prokurorit, arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv.