Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin NULL NULL 18.05.2015 08:27 18.05.2015 08:27 Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e masakrës së ditës së djeshme në Kashar të Shqipërisë. Masakra ndodhi në rrugën kryesore të Kodër Kasharit, pak kilometra larg Tiranës, dje në orën 6:00 të mëngjesit kur Altin Aluku ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj bashkëshortëve Lutfi dhe Naime Xhaferri. Altin Aluku, i cili ditën e djeshme vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm. Aluku u kap në fshatin Prush. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë rreth 150 policë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Cakolli: S’ka rëndësi çfarë veprimesh kishte bërë paraprakisht Agoni – ai vdiq në duart e shtetit 4 minuta më parë
Kosova Kontroll i pushtetit mbi Policinë e Kosovës? Mehmeti: Pushteti po e rrezikon shtetin (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Rasti në Lipjan- Dërguti: Reagimi i Sveçlës e Haxhiut i vonuar, për veriun mbajnë konferenca urgjent (VIDEO) 17 minuta më parë