Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet afro 1 kilogram kanabis në një dërgesë postare

NULL NULL
03.09.2025 13:42

Në Qendrën Doganore të Postës, gjatë kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, është zbuluar dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kanabis.

Pesha e drogës së kapur ishte afërsisht 1 kilogram.

“Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, e cila dyshohej të ishte kanabis. Pesha neto e substancës ishte afërsisht 1 kilogram”.

“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuana”, njofton Dogana, transmeton Klankosova.tv .

Poashtu, theksohet se rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme