Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, ministria e Mbrojtjes: Goditje e madhe për mafian shqiptare NULL NULL 04.07.2025 15:05 04.07.2025 15:05 Foto nga autoritetet ekuadoriane Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane. Sipas raportimeve të Euronews.al, lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil, ku thuhet se për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë, transmeton Klankosova.tv. Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit. Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona. Lënda narkotike e cila u sekuestrua kap vlerën e 90 milionë dollarëve, derisa Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Organizata evropiane e shqetësuar për përdorimin e forcës ndaj protestuesve në Serbi 10 minuta më parë
Lajme Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës 23 minuta më parë