Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen katër shqiptarë në Spanjë, kultivonin hashash mes pyllit

NULL NULL
23.10.2019 17:21

Policia spanjolle ka kapur një grup kriminal që kultivonte hashash pranë parkut kombëtar të Serrania de Kuensa, në Spanjë.

Agjentët kanë arrestuar katër pjestarë të grupit të cilët punonin me rritjen e bimëve të paligjshme në një plantacion të fshehur me kujdes mes bimësisë së dendur të zonës.

Grupi përbëhej nga katër shqiptarë të cilët kishin ngritur një kamp në zonë, prej ku e kontrollonin plantacionin rreth 24 orë në ditë.

Ata janë raportuar nga qytetarë të rastit që i kanë vënë re, dhe policia arriti të bllokojë më shumë se dy ton marijuanë, pasi i mbajti nën vëzhgim që nga fillimi i tetorit.

Zona ku ishin vendosur ishte shumë e veçuar dhe nuk mund të shkohej në këmbë pa ecur për gjysmë ore midis pyllit të dendur.

Ata kishin ngritur gjithashtu një sistem të sofistikuar vaditjeje, nëpërmjet tubave të vendosur nën tokë, të fshehura midis pemëve./top channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.