Kapen dy rusë nga forcat ukrainase NULL NULL 22.05.2015 13:46 22.05.2015 13:46 Ukrainian soldiers guard a gate of an infantry base in Privolnoye, Ukraine, Sunday, March 2, 2014. Hundreds of unidentified gunmen arrived outside Ukraine's infantry base in Privolnoye in its Crimea region. The convoy includes at least 13 troop vehicles each containing 30 soldiers and four armored vehicles with mounted machine guns. The vehicles which have Russian license plates have surrounded the base and are blocking Ukrainian soldiers from entering or leaving it. (AP Photo/Darko Vojinovic) Dy shtetasit rusë, të kapur nga trupat ukrainase të shtunën e javës së kaluar, kanë pranuar se janë pjesë e forcave të armatosura ruse, - thuhet në një raport të OSBE-së. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në një spital ushtarak në Kiev nga anëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. “Ata kanë qenë të armatosur, por nuk kanë pasur urdhër të sulmonin”. Rusia nuk u është përgjigjur kërkesave të fundit, por më parë ka thënë se ata nuk ishin në detyrë kur janë kapur në Ukrainë. Qeveria e Ukrainës, liderët perëndimorë dhe NATO thonë se ka prova të qarta që Rusia po ndihmon rebelët me armë të rënda dhe ushtarë. Ndërsa Moska mohon akuzat, duke këmbëngulur se shtetasit rusë që luftojnë përkrah rebelëve janë “vullnetarë”. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.