Kapen afër 1.4 ton çokollatë me afat të skaduar NULL NULL 15.11.2023 15:39 15.11.2023 15:39 Në terminalin doganor në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, është kapur sasi e produktit të çokollatës prej 1,370 kilogramësh. Vlera e saj siç njofton dogana është 1,712 euro, derisa afati i skadencës së saj ka qenë 26 tetor i këtij viti. “Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjensionin e ushqimeve derisa kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet”, thuhet në njoftim, përcjell KlanKosova.tv. Dogana kërkon nga të gjithë importuesit dhe eksportuesit që mallrat të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025