Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen 7 kilogramë drogë në Merdarë, prangoset një i dyshuar

NULL NULL
09.02.2026 13:37

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdarë ka ndaluar një makinë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit gjeti dhe sekuestroi shtatë kilogramë marihuanë me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se veturën e ngiste i dyshuari, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

Pos drogës, u sekuestruan edhe katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

lajme të ngjashme