Kanye West thotë se po kandidon për President të SHBA-së?! NULL NULL 06.07.2020 07:59 06.07.2020 07:59 BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Kim Kardashian and Kanye West attend the 2020 Vanity Fair Oscar Party at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 09, 2020 in Beverly Hills, California. (Photo by David Crotty/Patrick McMullan via Getty Images) Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëhet edhe më e nxehtë! Kjo pasi reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar edhe njëherë në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-së. Në një reagim të tij në twitter ai tregon vendimin e tij se do t’i rreket garës për t’u bërë president i ardhshëm. ”Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë”, shkroi ai. ”Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet West. We must now realize the promise of America by trusting God, unifying our vision and building our future. I am running for president of the United States 🇺🇸! #2020VISION — ye (@kanyewest) July 5, 2020 Kjo cicërimë e Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION, por duke qenë se zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së mbahen më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht. Gjithashtu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete. Kanye West është i martuar me bukuroshen Kim Kardashian dhe gëzojnë katër fëmijë bashkë. Por kjo nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën e tij për t’u bërë president i SHBA-së. Më 2018-ën, shkroi ”2024” në twitter, reagim ky që u interpretua si një sinjal që ai do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ky postim vërteton se Kanye West do të kandidojë për President të SHBA-ve? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.